Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur prej një ore në Daias, në Tiranë.

Report Tv ka siguruar pamjet, ku duket se tymi ka mbuluar gjithë zonën dhe është i dukshëm nga distanca të largëta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për ta vënë nën kontroll flakët, bashkë me një helikopter të Forcës Ajrore.

Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre.

Pranë zonës ku ka rënë zjarri, janë aktive edhe dy vatra të tjera zjarri, në Dajt e Priskë, të cilat fatmirësisht janë nën kontroll.

Në Dajt janë 22 forca zjarrfikëse mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe 2 helikopterë që po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihet nëse helikopteri që ka shkuar në Daias për shuarjen e flakëve, ka qenë një prej atyre që po operonte në Dajt.

Lajm për përditësim...