TIRANE - Një zjarr i rënë mesditën e sotme në kryeqytet ka shkaktuar vdekjen e rojes së pallatit. Mësohet se zjarri ka rënë në bodrumin e një kompleksi pallatesh në lagjen "Ali Demi".

45-vjeçari Alfred Mershuli me detyrë roje i parkimit ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë të shkatuar nga tymi i madh që ka mbushur bodrumin.

Sipas gazetarit të A1 Report! Arsen Rusta shkak për rënien e zjarrit ka qenë djegia e një kabulli elektrik, si pasojë e mbingarkesës në kabinën elektrike. 45-vjeçari ka humbur jetën menjëherë dhe ka qenë e pamundur t’i jepej ndihma e parë mjekësore.

Flakët e zjarrit kanë qenë të pakta dhe janë vënë menjëherë në kontroll nga shërbimi zjarfikës, por ka qenë e pamundur të shpëtohet jeta e rojes i cili humbi jetën pas asfiksisë nga tymi.

Grupi hetimor pas veprimeve paraprake dërgoi trupin e të ndjerit për në morgun e kryeqytetit dhe na nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 45-vjeçarit.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)