TIRANE-Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe pyjore në Ibën e Sipërme në terren të thyer.
 
Afër vendit të ngjarjes aktualisht ndodhet vetëm një zjarrfikëse, ndërsa e ka të pamundur ndërhyrjen, pasi terreni është i vështirë.
 
Për të shuar zjarrin kërkohet nga banorët ndërhyrje nga ajri, ndërsa nga të dhënat e para nuk rrezikohen banesat, por situata mund të përshkallëzohet. 

[gallery]23327[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com