Tiranë- Në mbrëmjen e së premtes një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të pyllëzuar në Kodër Mëzez, në afërsi të disa banesave.

Flakët nuk rrezikojnë banesat pasi dy zjrrëfikse kanë marrë nën kontroll situatën dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

Ndërkohë është duke u punuar për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dyshohet që mund të ketë qënë zjarrëvenie e qëllimshme.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com