TIRANË - Përfshihet nga flakët një makinë te Rruga e Kavajës dhe pikërisht pranë Bllokut të Ambasadave.

Automjeti, tip Audi, me targë TR 5972R sipas burimeve të "A1 Report" në vendngjarje dyshohet seka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik, teksa makina ishte në lëvizje.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët dhe hetuar shkaqet e plota të zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por ngjarja ka bërë që të bllokohet trafiku në atë zonë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)