TIRANË - Zona e Bllokut në Tiranë është pa energji elektrike prej disa orësh. Edhe pse në qendër të kryeqytetit, punonjësit e CEZ Shpërndarje nuk kanë rregulluar ende defektivin që ka shkaktuar shkeputjen.
 
Nga të dhënat, mësohet se, kjo është shkëputja e dytë e energjisë brenda 48 orëve. Banorët janë shprehen të indinjuar për ndërprerjen e energjisë. Gjatë ditës së sotme energjia elekrike është shkëputur rreth orës 11:00 të paradites dhe në orën 15:00 nuk kishte ardhur ende.
 
Ndërkaq burime nga drejtoria e CEZ Shpërndarje në Tiranë kanë bërë të ditur se, shkak i ndërprerjes së energjisë është një defekt.
 
Sipas tyre, është duke u punuar por ende nuk është bërë e mundur që të rregullohet.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)