Tiranën e pret transferta e Kukësit, trajneri Shehi: 'Play-off' ia ka hequr emocionet kampionatit! Po të hënën luhet edhe Partizani-Egnatia

Tirana u rikthye te fitoret në javën e tretë të Superligës duke përmbysur Skënderbeun, ndërsa të hënn për llogari të javës së katërt do të ndeshet në transfertë kundër Kukësit. Verilindorët nga ana tjetër ende s’e ka gjetur pikën e parë për këtë sezon.

“Mesa memoria kam une, hera e parë që ndodhet në këtë pozitë. Ka gjithmonë skuadër që ka tentuar majat, por megjithatë në ndeshjen e fundit u paraqit mirë kundër Dinamos. Kjo na e shton shkallën e vështirësisë, pasi nuk do luajmë ndaj një skuadre e cila ka zero pikë, por ndaj një ekipi që synon të marrë pikë për tu ngjit në renditje,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Sigurisht që çdo fitore na ndihmon nga ana e moralit dhe na dha shtysë për vazhdimësinë për rezultate të mira. Shpresoj të ndodhë edhe kundër Kukësit,”-deklaroi Bruno Lulaj, futbollist i Tiranës.

Megjithatë fakti që pas 36 javësh kampionat nuk do ketë fitues, por do të luhen ‘play-off’ ka bërë që skuadrat të mos japin 100%.

“Ndoshta nuk është emocioni si në sezone e kaluara. Ndonjë skuadër që formatohet mirë dhe ka element për pretendente mund të ulë këmbën nga gazi, pasi mendon se mund të arrijë. Ne nuk duam që kjo të ketë vend te ne edhe pse katërt të parat do luajnë me njëra-tjetrën dhe renditja tani nuk ndonjë rëndësi të madhe,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Po të hënën, por në orën 18:30 në kryeqytet do të luhet Partizani-Egnatia, dy skuadra që këtë sezon pretendojnë titullin. Për javën e 4 të Superligës, por të martën, janë në axhendë Teuta-Skënderbeu dhe Laçi-Vllaznia.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?