Tiranë/ Të paktën 10 denoncime në javë në Polici për vjedhjen e 'Facebook'

Rastet e denoncimeve nga personat që janë të prekur nga Krimi Komjiuterik vijojnë të jenë një nga problematikat në qarkun e Tiranës, e jo vetëm.

Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije për Report Tv se minimalisht në një javë, janë të paktën 10 persona që paraqiten në polici, ku denoncojnë rastet kur persona të paidentifikuar arrijnë tu marrin me anë të mashtrimit adresat e Facebook.

Por pavarësisht kësaj, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ekziston edhe aplikacioni “Denonco Krimin Kompjuterik”, në një kohë që për më shumë se tre muaj, ky aplikacion vijon të jetë jashtë funksionit.

Të njëjtat burime saktësojnë se autorët e kësaj vepre penale, të cilët identifikohen me vështirësi, i përdorin adresat tek personat e tretë për shantazhe.

Personat më të prekur nga ky fenomen janë adoleshentët. /Përgatiti Xhensila Kodra

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja