TIRANË - Një 42-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi dhunoi babanë dhe qëlloi me armë zjarri në banesë, por fatmirësisht pa shkaktuar pasoja.. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë të komisariatit numër 6, situata është përshkallëzuar pasi ai ka kërcënuar me jetë punonjësit e policisë. Sipas një njoftimi të bluve të Tiranës, 42-vjeçari ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira por është kapur pas disa orësh ndjekjesh dhe kontrolli nga shërbimet e policisë. Po ashtu, është sekuestruar edhe pistoleta me të cilën autori qëlloi në banesë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Bulticë të Njësisë Administrative Vaqarr, në banesën e Sh. L., 64 vjeç. Policia mori njofton se në këtë banesë kishte të shtëna me armë. Menjëherë, në drejtim të adresës së dhënë nga qytetarët, janë nisur shërbimet e Policisë. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, R. L., 42 vjeç, djali i Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por 42-vjeçari ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.
42-vjeçari me inicialet R. L do të hetohet më tej nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
G.M./B.K./Shqiptarja.comKomente


Ka kercenuar cunin e Bales jevgjit e baldushkut u veshen polica ,o Igli Bales i ke vu dhembet o goj krimbur
PërgjigjuIk o barbon