Janë identifikuar dy personat që tërhoqën me forcë një të moshuar dhe e goditën me shuplakë pranë një stacioni autobusi në Tiranë. Policia bën me dije se ka nisur hetimi për R. N., 40 vjeç, si dhe u shpall në kërkim A. S., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Dhuna fizike ndaj të moshuarit ndodhi në zonën e “Astirit”. Policia reagoi pas pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale ku tregohet se sapo i moshuari zbret nga urbani në stacion, bashkë me një djalë të mitur 7-vjeç, dy të rinjtë i drejtohen me shpejtësi, e tërheqin nga xhaketa dhe i gjuajnë me shpulla. Në video dëgjohen dhe të qarat e djalit 7-vjeçar, i cili ishte bashkë më të moshuarin, i cili mendohet se është nipi i tij.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur 6 ditë më parë në kryeqytet.