TIRANË - Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në kryeqytet pasi është goditur me thikë sapo ka dalë nga makina në rrugën "Kongresi i Lushnjes".

Viktima Egli Pashollari, sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 2 vëllezër, të cilëve, sipas dyshimeve, u ka ngacmuar motrën. E pranishme në vendngjarje dhe pjesëmarrëse në sulm ishte dhe vetë kjo e fundit. 

Gjatë përleshjes fizike, njëri prej vëllezërve, i identifikuar si Gazmend Buçpapa, e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz. Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.

2 vëllezërit dhe e motra janë me origjinë nga Tropoja.

"Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital",- njofton policia.

Egli Pashollari është ish-gardian burgu i akuzuar në vitin 2020 se tentoi t'i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit.

lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Pellg gjaku dhe kufje të rëna përtokë, VIDEO nga rruga në Tiranë ku 31-vjeçari u vra me thikë

 

Pellgu i gjakut të Egli Pashollarit dhe kufje që i përkisnin 31-vjeçarit ose 3 sulmuesve të tij, janë pamjet nga rruga "Kongresi i Lushnjes" në Tiranë, ku i riu u vra me thikë.

Ora 16:20
Tiranë/ U vra me thikë në rrugë gjatë sherrit me 2 persona, FOTOJA e 31-vjeçarit

1771600800_eglipashollari.jpg

Personi që shihni në foto është Egli Pashollari, i cili pasditen e sotme u vra me thikë në rrugën "Kongresi i Lushnjes" në Tiranë pasi u sulmua nga 2 djem dhe 1 vajzë.