Farkë- Morën peng 23-vjeçarin nga Maqedonia dhe i kërkuan 250 mijë Euro duke e kërcënuar me armë, arrestohen autorët

Farkë- Morën peng 23-vjeçarin nga Maqedonia dhe i kërkuan 250 mijë Euro duke e kërcënuar me armë, arrestohen autorët

Foto ilustruese

FARKE- Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng Davor Velefskin, 23 vjeç nga Maqedonia në zonën e Farkës në Tiranë.  Pasi e kanë kërcënuar me armë ata i kanë kërkuar të riut një shumë prej 250 mijë Eurosh.

Policia ka vënë në pranga Albert Xhokën 41 vjeç dhe Sokol Mashën 42 vjeç të dy banues në Tiranë, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë Subi Ethemi 50-vjeç nga Maqedonia i cili akuzohet për 'Moskallëzim krimi'.

"Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”. Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

- A. Xh., 41 vjeç, dhe  S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni. Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani