Tiranë/ Plas goma gjatë punës, ndërron jetë punonjësi 28-vjeçar i gomisterisë (EMRI)

Tiranë/ Plas goma gjatë punës, ndërron jetë punonjësi 28-vjeçar i gomisterisë (EMRI)

Foto ilustruese

TIRANË - Një punonjës në gomisteri ka ndërruar jetë pas një incidenti në vendin e tij të punës. Policia e Tiranës njofton se sot në orën 12:04 tek një gomisteri në Bathore, aksidentalisht gjatë punës, ka plasur një gomë. Për pasojë punëtori i gomisterisë  Fatjon Lleshi 28 vjeç, u dëmtua rëndë dhe gjatë dërgimit për në spital ndërroi jetë.

"Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia e Tiranës në një njoftim paraprak për ngjarjen.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kombinati: 06/03/2020 11:38

    sa gjynah, fatkeqesi.. ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Vlore: 06/03/2020 00:37

    Ngushellime familjareve fatkeqsi e madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët