Një 56- vjeçar me inicialet A. M, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pranë rrugës "Siri Kodra" në Tiranë.
Sipas policisë, mësohet se 56- vjeçari ka qenë duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël dhe aksidentalisht është çar guri dhe e ka prerë në kokë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën "Siri Kodra", shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.