Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 3.2 vite burg kreun e PDSH ,Menduh Thaci, dhe me 3 vite ish Kreun e Shërbimit Sekret Maqedonas, Sasho Mijallkov, më akuzën se kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor në në zgjedhjet lokale të 2013 në Strumicë.
Po në kuadër të dosjes “Titanik 2” gjykata ka dënuar me 4.6 vite burg Bedrein Brahimin, 3 vite Vllatko Sajkoski dhe 3 vite Aneta Stefanovska, të tre këta ish anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni.
Vendimi është marrë nga gjykatësi, Ognen Stavrev, të akuzuarit kanë të drejtë ankese në afat të paraparë me ligj.
Sipas Prokurorisë Mijallkov si drejtor i Shërbimi Sekret ka shfrytëzuar ndikimin e tij real dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale 2013.
Në kuadër të kësaj ndërhyrjeje anëtarët e KSHZ-së nga radhët e OBRM-PDUKM-së duhej të votonin për ankesat e PDSH-së në Çair. Ky vendim i KSHZ-së ka ndikuar që të ketë rivotim, dhe të dëmtohet buxheti.
Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete akuzohet për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.
Komente








Po ne shqiperi cfare masakrash ka bere Saliu ,Iliri e Monika me zgjedhjet,pa harruar Lylin,nepermjet dhe kryekarit te komisionit te zgjedhjeve ,pijanecit Ristan dhe te Lefterie Leshit?Ata duhet te kishin dale tani pas perfundimit te burgut,po te kishte gjyqtare si ne Maqedoni.Jemi per te qare hallin.
Përgjigju