Titanik, menuja e vaktit
të fundit shitet 91 mije Euro

LONDER- Një menu e vaktit të fundit të pasagjerëve të klasit të parë të ''Titanik''-ut u shit 76 000 paund, ose 91 000 euro, ose 122 000 dollarë, dje në mbrëmje në Britaninë e Madhe, sipas shtëpisë ankand, që siguronte shitjen.

Kjo menu, me datë 14 prill 1912, ditë kur anija goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut, ishte pjesë e qindra objekteve të ndryshme të anijes, të vëna në ankand nga shtëpia, "Henry Aldridge & Son", në Devizes, në jug të Anglisë, me rastin e njëqind vjetorit të fundosjes.

Një koleksionist, në Britaninë e Madhe bleu menunë e Ruth Dodge, një pasagjere, e cila ishte duke udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, një bankier nga San Francisko, në perëndim të SHBA-së, dhe të birin, e kishte ruajtur në çantën e saj të dorës.
Të gjithë i mbijetuan fundosjes, dhe menuja kishte mbetur deri më atëherë në familje.

Menuja propozonte vezë omletë, një lloj djathi, një sallam pule apo bërxolla qengji të pjekura në zgarë.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove