Titulli në pikëpyetje, Halili-Egbo të bindur: Tirana do jetë kampione (VIDEO)

Kukësi e mundi 2-1 Tiranën duke rihapur çështjen e titullit por tek kryesuesit nuk janë të shqetësuar.Presidenti Halili dhe trajneri Egbo janë të bindur se objektivi do arrihet:

Presidenti i Tiranës Refik Halili: "Nuk kam frikë pasi kam skuadër të mirë dhe futbollistë që do dinë ta nxjerrin rezultatin për të shkuar drejt objektivit."

Trajneri i Tiranës Emmanuel Egbo: "Jemi mërzitur se kemi humbur ndeshjen por jam i qetë pasi nuk dorëzohemi kurrë.Jemi 6 pikë para Kukësit dhe e kemi fatin në dorë."

Në kampin e verilindorëve e cilësojnë një fitore prestigji duke mbajtur gjallë shpresat:

Presidenti i Kukësit Safet Gjici: "Është rihapur kampionati ndërsa trajneri Orges Shehi është në detyrë dhe do të vijojë."

Trajneri i Kukësit Orges Shehi: "Është rivali ynë direkt dhe pavarësisht nëse nuk mund të marrim titullin ne arritëm një fitore prestigji, përgëzime lojtarëve."

Partizani humbi terren në “luftën” për një vend në Kupat e Europës pasi barazoi 1-1 me Bylisin ndërsa Teuta mposhti 1-0 Skënderbeun me golin e Kallakut dhe rimerr vendin e tretë në renditjen e Superligës pas javës së 32-të.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi