Të ngresh një sipërmarrje sot është sfidë, por të sjell një epokë të re në të bërit biznes takojmë shumë pak raste. Kjo është Tixhi Bushi, menaxherja e cila ka vënë në jetë pasionin e saj. Prej disa muajsh ajo i ka dhënë jetë rrugicës më të njohur në zonën e Bllokut, ku jo vetëm turistët e huaj, por edhe shqiptarët kanë shijuar çdo çast fantazinë e miksimit të perimeve dhe frutave të freskët.

Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Tixhi Bushi ndalet hap pas hapi jo vetëm tek pasioni i saj, por edhe tek trashëgimia e familjes së saj e cila ajo e ka ndjekur me përpikmëri që nga recetat e gjyshes e deri tek fantazia e saj në shije të veçanta. Në këtë rrëfim Tixhi tregon se është klasike e shijes së frutave dhe perimeve të kopshtit të prindërve të saj. “Jam një klasike e shijes së fruta perimeve të kopshtit tim, ku prindërit e mi mundohen të kultivojnë produkte bio.