Tjetër arritje historike, Shqipëria
e 38-ta në renditjen e FIFA-s

Shqipëria vazhdon që të thyejë rekorde të njëpasnjëshme duke u kthyer në një uragan në renditjen e FIFA-s për këtë vit. Në renditjen e publikuar për muajin Qershor nga institucioni më i lartë i futbollit botëror, Shqipëria fiton edhe 5 vende duke u ngjitur në vendin e 38-të.

Për muajin Maj, Shqipëria u pozicionua në vendin e 43, por edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje këtë muaj, përsëri siguroi një ngjitje tjetër. Kjo është hera e parë që kuqezinjtë ngjiten në këtë pozicion.

Në klasifikimin e fundit arritje të madhe në klasifikimin e FIFA-s ka edhe për Belgjikën që arrin pikën më të lartë, vendin e 12-të, Bosnja në vendin 15 dhe Mali që ngjitet në vendin 23. Katër vendet e para mbeten të pandryshuara me Spanjën në krye, që ndiqet nga Gjermania, Argjentina dhe Kroacia.

Holanda e pesta në tabelën e FIFA-s, e pasuar nga Portugalia, Kolumbia, Italia, Anglia, Ekuadori dhe Rusia. Në rast fitoreje kundër Norvegjisë të premten, Shqipëria mund të ngjitet në pozitën e 29-të.

Kundërshtarët e Shqipërisë:
14. Zvicra
22. Norvegjia
55. Sllovenia
61. Islanda
122. Qipro



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë