Tjetër aksident në punë, shpallen në kërkim administratori dhe zbatuesi i projektit të firmës

Tjetër aksident në punë, shpallen në kërkim administratori dhe zbatuesi i projektit të firmës

Foto ilustruese

CËRRIK- Një tjetër aksident duke punuar në ndërtim ka ndodhur në fshatin Trojas të Belshit, ku një person ka mbetur i plagosur.  Ai është M.N dhe po punonte në  një banesë ku është aksidentuar si pasojë e pasigurisë në punë, fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën. 

Në lidhje me këtë ngjarje policia e shtetit ka shpallur në kërkim administratorin e firmës E.B 49-vjeç si dhe 43-vjeçarin P.N zbatues të projekti.  Të dy akuzohen për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", dhe po punohet për kapjen e tyre.

Kujtojmë se më 16 gusht dy punëtor ndërtimi humbën jetën ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur për shkak të shembjes së skela Syla në një pallat në kryeqytet. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 2 drejtues teknik të kompanive që po punonin në fasadën e pallatit 13 katësh. Po ashtu policia ka shpallur në kërkim pronarin, njëkohësisht adminitratorin e kompanisë së skelave 'Syla', Petrit SylaNën hetim për këtë ngjarjes janë vendosur edhe punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia