VLORE - Prokuroria e Vlorës i komunikoi akuzën Shpëtim Gjikës, ndërsa deklaroi se nga hetimet e kreyra ka rezultuar se Gjika ka falsifikuar 7 herë dokumentet zyrtare për të dhënë leje ndërtimi për pallate duke tjetërsuar dhe pronën shtetërore.
Këkto akuza ndaj Gjikës vijnë 6 muaj pasi ai mundi të fitojë pafajësinë dhe pse u akuzua se dha leje fiktive për dy pallate në Vlorë në zonën e "Tre Racave" dhe zonën e portit.
Gjika është njohur me akuzën një ditë më parë në Prokurorinë e Vlorës, ndërsa drejtoresha e Urbanistikës Doriana Sulaj dhe biznesmenin Artur Harxhi të prangosur në muajin shkurt së bashku me Gjikën do të njihen ditën e enjte me akuzën ndaj tyre.
Shpëtim Gjika, akuzohet se ka falsifikuar 7 herë dokemntet zyrtare të cilat ka për detyrë t'i lëshojë, për ndërtim objekti në tokë shtetërore si dhe për shpërdorim detyre gjatë periudhës që ai drejton bashkinë e qytetit të Vlorës.
Hetimet për herë të dytë ndaj Gjikës nisën për një pallat në lagjen "Hajro Cakërri" në Vlorë, ku denoncimi i një prej bashkëpronareve se i ishte rrëmbyer prona nxori në pah skandalin me lejen fiktive dhe falsifikimin e dokumentave.
Gjika qëndroi vetëm pak orë në pranga pasi ai nga qelitë e komisariatit të vlorës u transferua në spital për mjekim, nga ku më pas mundi të fitoj lirinë për arsye shëndetësore. Ai është nën akuzë për herë të dytë në harkun e një viti, ndërsa pafajsia e fituar në rastin e parë aktualisht ka përfunduar në gjykatën e lartë pas rekursit të prokurorisë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO