Barcelona është skualifikuar nga Kupa e Mbretit për këtë sezon. Katalanasit u mposhtën në çerekfinale nga Athletic Bilbao pas 120 minutave lojë me rezultatin 4:2. Rezultati brenda 90 minutave të kohës së rregullt përfundoi me shifrat 2:2. Baskët kaluan të parët në epërsi që në minutën e parë të ndeshjes kur realizoi Guruzeta.
Katalanasit e përmbysën rezultatin në minutën e 26-të me Levandoëskin dhe Lamine Yamal 6 minuta më pas. Athletico barazoi rezultatin në minutën e 49-të ndërsa e përmbysi në pjesën shtesë.
Kjo është një tjetër disfatë për katalanasit pas mposhtjes nga Real Madrid në Superkupën e Spanjës. Tashmë janë në garë vetëm për trofeun e Ligës së Kampionëve dhe La Ligan.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)