Barcelona ka bërë një tjetër hap fals duke barazuar me Athletic Bilbao pa gola në ndeshjen e mbrëmshme. Katalanasit zotëruan topin, por rastet më të mira për shënim i patën vendasit, por Ter Stegen nuk lejoi prekjen e rrjetës.
Humbja e dy pikëve nga Barcelona e afron akoma më shumë Realin e Madridit me kreun, që pas fitores në derbi mori vendin e dytë me vetëm 6 pikë diferencë duke e bërë më të bukur kampionatin deri në fund, pasi gjithcka është e hapur.
Ndërkohë që në Itali, Milani shkatërroi Cagliari-n me rezultatin e thellë 3-0 me golat e Lucas Paqueta, Krzysztof Piatek dhe autogolin e Luca Ceppitellit. Aktualisht Milani është në vendin e katërt në renditje me 39 pikë, 4 më pak se Interi.