Tjetër incident me gjuhën në Maqedoninë e Veriut, fshihen fjalët shqipe në tabelat rrugore

Tjetër incident me gjuhën në Maqedoninë e Veriut, fshihen fjalët shqipe në tabelat rrugore

Në rrugët e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe po vazhdon të hiqet në tabelat e sinjalistikës rrugore. Pas tabelës në rrugën Bllacë – Shkup, gjuha shqipe është fshirë edhe në tabelat në rrugën nacionale të Kërçovës. Në disa tabela fjalët në shqip janë shkarravitur.

Tabela të tilla raportohen të shumta deri në dalje të Kërçovës rrugës drejt Ohrit.

Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Mirëmbajtjen e rrugëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka deklrauar se do t’i kthejë tabelat në gjendje e mëparshme, me gjuhën shqipe të mbishkrur në to, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament