Arratisja e Artan Grubit vazhdon të përplas pushtetin dhe opozitën. LSDM akuzon pushtetin dhe ministrin e brendshëm Toshkovski se ka lejuar që Grubi të arratiset dhe se për 20 ditë të plota nuk e din se ku ndodhet ai.
Ata i quajnë të kota tentimet e VMRO-së për siç thonë hedhjen e fajit mbi LSDM-në.
“Ata e lëshuan Grubin të ik dhe e gjithë përgjegjësia është te pushteti” thonë nga LSDM.
Por nga ana tjetër, VMRO-DPMNE thekson se keqpërdorimet në lotari nga ana e Grubit dhe BDI-së janë bërë me dijeninë e LSDM-së.
“ZAEV dhe Filipçe, me vetëdije e kanë mbështetur BDI-në në krimet e tyre. Duke pasur njohuri për krimet, LSD nuk hapte procedura për Grubin, sepse do t’u binte qeveria. Duke heshtur dhe duke mos marrë asnjë masë, LSD ishte bashkëpjesmarrëse në krim me qëllim që të qëndrojë edhe një ditë më shumë në pushtet” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. / Alsat.mk