Autoritetet greke kanë bllokuar një gomone gjatë një operacioni rreth orës 15:30 të ditës së sotme në ishullin Agistri pranë Athinës, ndërsa kanë arrestuar një shqiptar në bord. Gomonia dyshohet se i përket grupit që u godit 4 ditë më parë (lexo ketu). Në datë 25 shqiptar autoritetet greke pikasën dy gomone, që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria me destinacion Turqinë për të dërguar lëndë narkotike kanabis, e cila më pas do të shkëmbehej me heroinë.
Edhe pse u vendosën me njëherë në ndjekje, të mbështetur edhe nga FRONTEX, grekët arritën që të bllokonin vetëm njëherë nga dy gomonet, ndërsa tjera arriti që të zhdukej. Në gomonen që u sekuestrua nuk u gjet drogë. Ndërsa 4 ditë më pas, sot në orën 15:30 sipas medieve greke u lokalizua dhe u bllokua gomonia e dytë, brenda së cilës sërish nuk u gjet asgjë.
Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha pak ditë më parë se rasti është i ngjashëm me atë të Met Kananit ndërsa theksoi se është një rrugë që bëhet vazhdimisht nga skafistët të cilët merren vetëm më transportin e lëndës narkotike dhe jo me grumbullimin dhe kultivimin e saj.

Komente

