Tjetër operacion 'Sky ECC' në Greqi, dhjetëra të arrestuar për trafik droge

Tjetër operacion 'Sky ECC' në Greqi, dhjetëra të arrestuar për trafik droge

Policia greke

GREQI - Që nga mëngjesi i sotëm, Policia Greke (EL.AS.) ka nisur një operacion të madh kundër krimit të organizuar, duke arrestuar anëtarë të një rrjeti trafikimi droge në rajonin e Atikës.

Hetimet janë bazuar në analizën e komunikimeve të koduara përmes aplikacionit SKY ECC, i cili u deshifrua gjatë viteve 2020-2021 nga EUROPOL-i dhe autoritetet e Holandës, Belgjikës dhe Francës.

Deri tani, më shumë se dhjetë persona janë arrestuar për trafikim kanabisi, kokaine dhe lloje të tjera droge, ndër ta edhe tifozë të organizuar të klubit AEK.

Javën e kaluar, EL.AS. arrestoi një oficer policie në detyrë, i cili kishte shërbyer për vite në Shërbimin e Antidrogës. Ky arrestim erdhi pas një hetimi të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme, i cili gjithashtu përdori të dhëna nga aplikacioni SKY ECC.

Oficeri 42-vjeçar ishte transferuar disa muaj më parë në një detyrë të parëndësishme, pasi ndaj tij kishte denoncime për shantazh ndaj trafikantëve të drogës. Ai akuzohet se kërkonte para për të mos i përfshirë në dosje ose për të dëshmuar në favor të tyre në gjykatë, duke siguruar kështu një trajtim më të butë penal./ Kathimerini

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033