Tjetër problem për Bechettin, i
sekuestrohen 9 makinat e 'Agonset'

Tjetër problem për Bechettin, i<br />sekuestrohen 9 makinat e 'Agonset'
Francesko Bechettit, pronari i televizionit “Agonset”, veç problemeve me prokurorinë dhe gjykatat shqiptare tashmë do përballet dhe me problemet me përmbarimin privat. Kompania përmbarimore “Kodra Bailiff Service”, ka lëshuar një vendim sekuestrimi për 9 automjetet e këtij televizioni, duke pezulluar plotësisht lëvizjet e administratës.
 
Shkresa mësohet t’i jetë dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me qëllim mos lejimin e tjetërsimit të këtyre automjeteve.
 
Bëhet fjalë për automjetet me targë, AA 860 GF, AA859 GF, AA857 GF, AA 856 GF, AA 741 GH, AA 186 IN, AA 856 IN, AA 859 LH, AA 759 LH.
 
Të gjitha këto automjete tashmë janë në masën e sekuestros konservative. Kjo masë sekuestro është bërë si pasojë e një borxhi financiar që ka Francesko Becchetti ndaj kompanisë “GSM Klimaire”.
 
Veç kësaj kompani urdhër ekzekutimi kundër Bechettit kanë nxjerrë kompania “TBS96” e cila pretendon se Bechetti i ka një detyrim prej 35 mijë e 300 euro.

becheti

Redakasia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt