AUDIO/ Tjetër rast shitblerje të votës? Denoncimi: Si blihen votat për kandidatin e Berisha-Meta për Tropojën! U njoftua dhe policia

Një tjetër denoncim për shitblerje të votës po qarkullon në rrjetet sociale. Akuzohet kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Besnik Dushaj,  se po tenton të blejë vota në favor të tij. Biseda që po qarkullon në rrjetet sociale bëhet mes një personi të quajtur Avdyl Aga, anëtar i strukturave të ‘Rithemelimit’ dhe një zonje me emrin Valbona Doçi. Në një moment në bisedë dëgjohet zonja që i thotë personit tjetër se "ja kam dhënë voton sa herë. Thuaj Dritanit për 30 mijë lekë, as nuk  në jet s’kam me ja dhënë". Denoncimi pretendon se për këtë është në dijeni dhe policia e Tropojës.Ende nuk ka një ifnormacion zyrtar në lidhje me një rast të tillë. 

Ndërkohë që po sot ka një tjetër video që po qarkullon si denoncim për shit-blerje të votave. Në video e filmuar nga telefoni, një person i identifikuar tashmë nga policia, që bën haptazi pazar në kafe për shitjen e votës në favor të 'Partisë së Lirisë' .Pas publikimit të kësaj videoje ka reaguiar edhe Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për arrestimin e Kristo Agalliut për shit-blerje votash duke thënë se janë lojëra dhe inskenime të Bledi Çuçit. 

Biseda e plotë

Avdyl Aga: Ja kam dhënë fjalën që do shkruhet a për Tiranë, a për Kosove me marrë biletën. 10 mijë lekë me shku, 10 mijë lekë me ardh dhe 10 mijë lekë për me hangër.

Valbona Doçi: 10 mijë lekë me hangër. 30 mijë lekë.

Avdyl Aga: Nëse po të rrej, mos paça as djal, as çikë. Ndoshta këta njerëz mund me e shtu. Kuptoje vëllain tënd.

Valbona Doçi: Çfarë ka thënë Dritani për mua?

Avdyl Aga: Nuk ka thënë sen, je në rregull.

Valbona Doçi: Ti s’më njeh, se ja kam dhënë voton sa herë. Thuaj Dritanit për 30 mijë lekë, as nuk  në jet s’kam me ja dhënë. Në komision thuaj më kanë futur tek PD, por thuaj se në jet nuk kam me ta dhanë se Dritani ma ka tha kocin qaty ku kam qenë. Ma ka pi gjakun.

Avdyl Aga: Mua më shumë më loton qeshtu se unë ty të shkruaj plus dhe manej....

Valbona Doçi: Unë kam folur me ty, jo me Dritanin. Dritanin e di se aj.............

Avdyl Aga: Unë jam një vegël dhe Dritani është sekretari i Partisë Demokratike të Lezhës.

Valbona Doçi: A, e paska në dorë Dritani.

Avdyl Aga: Është më i madhi mas Besnikut (kandidatit për Tropojën)

Valbona Doçi: Dritani nuk ka me mi dhanë kurrë. Kështu e lamë.

Avdyl Aga: Nuk ka për ti dhënë Dritani ato.

Valbona Doçi: JO! Dritani ka inat me mua se ja kam lanë punën.

Avdyl Aga: O motra jeme, emrin e ke të shkrujtme në listën teme. Nuk je, pa më kupton.

Valbona Doçi: Nëse hy dhe bahet gja për emrin tan. Për Dritanin.......

Avdyl Aga: Emrin tan e kam shkruar në listën. Kjo çika ka me votue në Aste. Nuk kanë punë ato të Astes. Është një X që ka për tu marrë me Astën. 

Ama unë kam kontakt me të. Kjo çikë nuk ka kujt të ja lype borxhin, veç mue. Ti, nuk ke kujt me ja llyp borxhin veç mue. Po të bëj be edhe njëherë se nuk po më detyron. Është një paketë, për krejt rrethin. Sa të jetë. Nëse më shkon nëpër mend me ta prek një cent, jo ty, po kujt... mu bëftë helëm e kancer në trup temin.  Është hera e parë që unë po merrem me këtë punë. Më ka ngarkuar me këtë punë si të besueshëm se më njohin. Nuk ju kanë shkuar punët mirë. Me kanë thënë hajde prej Tirane. Je ardh normalisht për të votuar për Sali Berishën dhe se ki ça veshët për 20-30 mijë lekë bileta.  Ama lekët i ke pas për ti marrë. Unë kam pasur me ti dhanë, dhe s’ti kam dhënë. Atëherë kanë thënë prit se janë për tu shoqëru senet. Tash ju kanë numëruar kokërrat nja me nja.

Flet në telefon. Alo. Tungjatjeta, mirë e fort. Tu e shty si pleqt, avazi.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leone: 10/05/2023 13:29

    Bah! Si ka mundesi te beje UDB-ash Sali te tilla gjera? Te bleje Ai vota? Kurren e kurres! Ai "ka nxene mend" qe pasi hapi lojen e vjedhjes se votes ne vitin e larget 1996,duke u bere dhe kampion i vjedhjes se votave ne kete vend.Ai e ka "harruar" fshatin Rruzhdije,shqyerjen e kutive ne vitin 2011 per Lul gjumashin , thaset me miell qe jepte Vokshi ne Tirone ne kembim te votes e te tjera e te tjera si keto qe jane shfaqur live ne TV,pa permendur ato qe nuk jane publikuar apo sekretaret e partise socialiste qe i hidhte me ane te kamikazeve te tij neper kanele e gjendeshin gati te vdekur.Sali Non Grata te bleje vota!? Mos o zot! Kurre,ne jete te jetes! Ai eshte burre zamani, i ndershem dhe me shpirt te...zi,s'ben te tilla gjera!Shpifje e komunisteve kunder ish komunistit antikomunist ! Babai i vjedhjes e blerjes se votes te beje te tilla gjera? Mos kerkon te konkuroje mjeshtrin nderkombetar te blerjes se votes,ortakun dhe mikun e tij shpirteror Like Spionin~!? Mbase! Te shohim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë