Tjetër shpërthim në Fushë-Krujë, i vendoset eksploziv një ofiçine (VIDEO)

Një shpërthim tjetër me eksploziv është regjistruar rreth orës 03:00 në një ofiçinë në fshatin Kamberas në Fushë Krujë. Ofiçina është në pronësi të B.D. 36-vjec, ndërsa ndodhet në aksin Fushë Krujë-Krujë. Shpërthimi lëndës plasëse e cila mendohet se ka qenë rreth 200 gr tritol ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Dëmtime ka pasur çatia e ofiçinës, vetratat e dyerve e dritareve si dhe çatia e katit të dytë të një objekti ngjitur edhe ai në pronësi të B.D eksplozivi është hedhur mbi çatinë e ofiçinës.

Nuk dihen shkaqet apo arsyet e këtij akti pasi pronarët e ofiçinës njihen në komunitet si njerëz pa probleme. Ky është shpërthimi i dytë brenda një harku kohor prej 24 orësh në Fushë Krujë, pasi dje u vendos eksploziv në një mobilieri. Shpërthimet në Fushë Krujë janë bërë dicka e zakonshme, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e ngjarjeve janë zbardhur.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025