TIRANE - Hetimet për ish-Guvernatorin Adrian Fullani janë drejt fundit dhe pritet që brenda pak ditësh Prokuroria t’i komunikojë zyrtarisht akuzën. Burime për A1 Report nga Prokuroria e përgjithshme konfirmojmë se Fullanit do t’i komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës me pasoja të rënda, ku sipas hetimeve të kryera rezulton se ish-Guvernatori ka krijuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm për financat e shtetit.
Të njëjta burime bënë me dije se në 6 tendera të zhvilluara në Bankën e Shqipërisë, Fullani është gjetur fajtor ndërsa dëmi ekonomik dhe pse jo me një shifër zyrtare, përllogaritet në afro 3 milion euro, shifër kjo e cila është jashtë asaj prej 713 milion lekëve të deklaruara të vjedhura nga Ardian Bitraj.
Me komunikimin e akuzës ish-Gunernatori Fullani pritet të pyetet për herë të parë nga Prokuroria me pretendimet që ai ka, pas 5 muajve hetime. Me hetimet për dojen e thesarit Prokuroria nisi procedimet ndaj 19 personave mes tyre ish-Guvernatori, ish-Inspektoria e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë si dhe ish-Drejtori i Emisionit të Parave në Thesar.
Por paçka kësaj ende grupi hetimor nuk ka arritur të hedhë dritë se ku përfunduan 713 milionë lekët të deklaruara të vjedhura prej Adrian Bitrajt ish-përgjegjësi i arkës për veprim në thesarin e bankës në Linzë.
Së bashku me mbylljen e hetimeve ndaj Fullanit dhe dërgimin e dosjes në gjykatë Prokuroria konfirmon se ditët e para të dhjetorit në gjykatë do përfundojë dhe dosja për Adrian Bitrajn, Mimoza Bruzian dhe nipin e Bitrajt, Klevis Betja.
Ndërkaq Gjykata e Tiranës ka zhvilluar këtë të enjte seancën e dytë për dosjen e Bankës së Shqipërisë ku 15 të pandehurit kanë dalë para gjykatës, ku 10 prej tyre kërkuan gjykim të shkurtuar së bashku me ish drejtorin Dorian Çollaku, ndërsa ish-Insepktorja Elivar Golemi kërkoi veçimin e çështjes nga të pandehurit e tjerë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO