Tjetër skandal i Qeverisë, heq si
Monument Kulture vilën 32

Tjetër skandal i Qeverisë, heq si<br />Monument Kulture vilën 32
TIRANE - Një prej vilave, në zemër të ish- Bllokut në Tiranë, e cila prej shumë vitesh përdoret si lokal, në fakt është një monument kulture i kategorisë II.

Në të shkurarën ajo është njohur si Vila Kareco, apo Vila 32, në rrugën 'Ibrahim Rugova'. Një dokument që publikon Top Channel është kërkesa e formuluar prej drejtorit të institutit të monumeneve Apollon Baçe datë 11.07.2013  i cili i propozon ministrit të Kulturës Visar Zhiti për t'ia hequr statutusin e objektit të “trashëgimisë kulturore".

Këtë propozim zoti Baçe e argumenton me faktin se kjo ndërtesë  nuk përmban asnjë vlerë kulturore-arkitektonike apo historike për të gëzuar statusin monument kulture.

Kjo kërkesë e zotit Baçe bie ndesh me një vendim po të zotit Baçe në 2007-ën. Mësohet se ishte pikërisht vetë zoti Baçe, ai  i cili e përfshiu këtë objekt në listën e “trashëgimisë Kulturore”.

Me të drejtë lind pyetja, përse për zotin Baçe ky objekt në vitin 2007 përmbante të gjitha vlerat për t'u quajtur trashëgimi kulturore ndërsa 6 vite më pas sipas tij nuk përmban asnjë vlerë kulturore-arkitektonike apo historike? Top-Channel tentoi të kontaktoi zotin Baçe për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, por e pati të pamundur pasi ai nuk përgjigjet në telefon.

Sakaq Ministria e Kulturës drejtuar prej ministrit në detyrë Visar Zhitit po për këtë çështje hesht. Zëdhënësja e kësaj Ministrie kontaktuar përmes telefonit tha se ishte me pushime dhe mund të komunikonim me drejtorin e kabinetit Enton Berraj, i cili deri këto moment nuk i është përgjigjur kërkesës tonë për të biseduar rreth kësaj çështje. Në të tilla kushte mbetet e paqartë nëse ministri Zhiti e ka pranuar këtë propozim të Institutit të Monumenteve.

Një pranim i mundshëm i këtij propozimi të Apollon Baçes prej ministit Zhiti do të thotë një monument kulture më pak për Tiranën dhe ndoshta një pallat më shumë në të ardhmen.
vila 32
(Në foto: vila 32 në ish-Bllok)

Marrë nga "Top Channel"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca