Tjetër skandal në Gjermani, Audi
mashtron me testet për ndotjen

Tjetër skandal në Gjermani, Audi<br />mashtron me testet për ndotjen
GJERMANI- Kompania  gjermane e makinave luksoze “Audi”, është përfshirë në një skandal mashtrimesh në testet e ndotjes që shkaktojnë makinat e prodhuara nga kjo kompani.

Prodhuesit e “Audi” kanë instaluar në automjetet me motorr diesel, një program i cili nuk tregon të saktë sasinë e gazrave që emeton.

“Bëhet fjalë për 24 mijë automjete të shitura në Evropë dhe Germani, me model A7 dhe A8 të prodhuara në vitet 2009-2013, të cilat janë me motor diesel V6 dhe V8”, u shpreh ministri gjerman i Transporteve, Alexander Dobrindt.

Kompania “Audi”, ka qënë pjesë e një hetimi ndërkombëtar të lidhur me partnerin Volkswagen që prej 2015, kur Volkswagen pranoi se ka mashtruar me testet e 11 milionë automjeteve të shpërndara në gjithë botën.

Këto përfundime të cilat janë pjesë e një hetimi që përfshiu zyrat e Audit në muajin mars, u deklaruan nga ministri gjerman i transporteve Dobrindt, i cili u shpreh se gjithçka filloi me dyshimin prej skandalit të Volkswagen.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar