Tjetër sukses për këngëtaren shqiptare, prezanton eventin më të rëndësishëm në botë (Foto)

Tjetër sukses për këngëtaren shqiptare, prezanton eventin më të rëndësishëm në botë (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora

Rita Ora është një nga këngëtaret më të rëndësishme në botë. Biondja me origjinë shqiptare ka korrur suksese të njëpasnjëshme dhe nuk ka të ndalur. Në vitin 2017 këngëtarja me origjinë shqiptare moderoi MTV Europe Music Awards në vitin 2017, ku Dua Lipa fitoi çmimin e madh të “Artistes më të mirë të re”, ndërsa Ermal Meta mori çmimin e “Veprës më të mirë italiane”.

Këtë vit Ora do të drejtojë MTV Video Music Awards 2018, që do të mbahet të hënën më 20 gusht. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja e njohur përmes një postimi në Instagram. “Shihemi të hënën më 20.08.18#Vmas #lonelytogether”- shkruan ajo krahas postimit.

Postimi i bërë nga Rita Ora

Shqiptarja është gjithashtu e nominuar në kategorinë “Best dance” për hitin e saj me këngëtarin Avicii “Lonely Together”. Po ashtu të nominuara për videon më të mirë janë edhe dy këngëtaret e tjera shqiptare, Dua Lipa në katër kategori dhe Bebe Rexha në një kategori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij