Një tjetër sulm me armë ka tronditur SHBA-të. Mediat amerikane bëjnë me dije se një person, ende i paidentifikuar, ka hapur zjarr në shtetin e Ohios, duke lënë të vdekur të paktën 9 persona dhe plagosur 16 të tjerë.
Autoritetet amerikane kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa shkaku i ngjarjes së rëndë është ende mister.
Ky sulm vjen vetëm pak orë pasi një tjetër sulm u regjistrua në Teksas ku humbën jetën 21 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur. Autori ishte një 21 vjeçar.
Pak orë para sulmit në Teksas, i riu publikoi një postim me një gjuhë urrejtjeje në internet që akuzoi komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.