Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi, nuk ka raportime për viktima

Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi, nuk ka raportime për viktima

Në Malatya Turqi, epiqendra e tërmetit

Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave në Turqi ka njoftuar se një tërmet me madhësi 4.7 e shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në provincën lindore të Malatya.

Lëkundja ndodhi në një thellësi prej 6.94 kilometrash në 11:27 të mëngjesit.

Ajo u ndie gjithashtu në zonat përreth të provincave Gaziantep, Sanliurfa dhe Adiyaman.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase ende nuk ka pasur raporte të viktimave ose dëmeve materiale deri më tani.

Më datë 30 tetor, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale të shumta në zonën e Izmirit.

114 persona humbën jetën teksa 1035 u  lënduan dhe u regjistruan dëme shumë të mëdha materiale.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave