Tjetër tragjedi në futbollin brazilian, 5 të vdekur nga një aksident ajror

Tjetër tragjedi në futbollin brazilian, 5 të vdekur nga një aksident ajror

Futbolli brazilian është tronditur nga një tjetër ngjarje e tmerrshme, për shkak të aksidenteve ajrore.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se avioni me të cilin po udhëtonte skuadra e Palmas në kategorinë e katërt braziliane, pësoi një defekt gjatë ngritjes dhe u përplas në një pyllë pranë pistës.

Për pasojë humbën jetë katër futbollistë të ekipit; Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari, ndërsa te viktimat ishte edhe presidenti Lucas Meira. Gjithashtu edhe piloti i avionit i njohur me nofkën ‘Komandant Ëagner’ humbi jetën.

Kjo tragjedi është e dytë në harkun kohor të 5 viteve në Brazil, pasi më 28 nëntor 2016 gjatë rrugës për në Kolumbi, për finalen e Copa Sudamericana, u rrëzua avioni i Chapeconese-s dhe për pasojë humbën jetën 71 persona, mes tyre pothuajse i gjithë ekipi dhe 21 gazetarë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’