Tjetërsim i pronave në Lagunën e Kune-Vain, arrestohet në Lezhë Drejtori i Zonave të Mbrojtura dhe 2 vartësit e tij! Në kërkim përgjegjësi i Monitorimit

Në "Grykëderdhjen e Matkeqës" brenda zonës së mbrojtur të Kune Vainit për javë me radhë u hodhën interte dhe laguna u tjetërsua. Gjithçka ndodhi mes ditës me diell, por ata që duhet të ruanin perlën e natyrës nuk ishin në lartësinë e detyrës!

Kur skandali u denoncua, prokuroria e Lezhës i vuri para përgjegjësisë. Pjetër Toni, 61 vjeç, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura  u vu në në pranga!

Bashkë me të edhe Armando Lleshaj, specialist i Sektorit të Monitorimit dhe Tom Gjelaj me detyrë roje mjedisore. Pashk Ndoka, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Monitorimit në AdZM Lezhë është në kërkim.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Lezhës caktoi për ta masën e sigurisë arrest me burg për “shpërdorim detyre”. Drejtori dhe inspektorët e Zonave të Mbrojtura në Lezhë akuzohen se nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre.

Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit.

Operacioni “Tjetërsimi i Lagunës” vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  Ndër vite, Laguna e Kune Vainit është ndotur dhe dëmtuar, ndërsa përgjegjesit nuk kanë ndëshkimin për krimet ndaj natyrës.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?