Tjetërsuan pronat, KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e Kadastrës në Mirditë dhe ish-regjistruesin

Tjetërsuan pronat, KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e Kadastrës në Mirditë dhe ish-regjistruesin

Drejtori i Kadastrës në Mirditë dhe ish-regjistruesi janë kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi kanë regjistruar prona në kundërshtim me ligjin.  Sipas KLSH nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh duke cënuar interesin publik dhe që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat në mënyrë të paligjshme.

Në njoftimin e KLSH thuhet se ish-regjistruesi me iniciale A.P dhe kreu i Kadastrës në Mirditë, shtetasi J.P kanë regjistruar leje ndërtimi të dhënë nga Bashkia Mirditë në afërsi të autostradës, kanë kryer transaksione dhe mos arkëtuar detyrimet me vlerë të paarkëtaru 18.064 mijë lëkë dhe dëm ekonomik në vlerë 2.800 mijë lekë.

"Janë regjistruar prona në kundërshtim me ligjin buzë autostradës, leje ndërtimi që nuk janë dhënë sipas ligjit nga Bashkia Mirditë, regjistruar koncensione Hec-e pa u arkëtuar detyrimet, ndryshuar lloji i pasurisë nga ranishte në truall, rritur fiktivisht sipërfaqen takuese dhe përfituar më tepër, kryer veprime dhe regjistruar pasuri, në mungesë të AMTP-së origjinale për sipërfaqe 122400m2,  regjistrimi i objektit është kryer në mungesë të marrëdhënieve më truallin, pasi trualli është në pronësi “shtet”, nuk përputhet gjurma e objektit me objektet e legalizuar dhe ndërtuara, kryer dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerat 2,800 mijë lekë, të ardhuar të munguara në vlerë 18,064 mijë lekë regjistruar pasuri të paluajtshme me Leje legalizimi, pa vërtetim për pagesa të taksës ndikimit në infrastrukturë, etj", thuhet ndër të tjera në njoftimin e KLSH.

Shkeljet e konstatuara nga KLSH

- Në 17 raste, kanë regjistruar pasuri truall + ndërtesë, të përfituara me vendime të pushtetit vendor me shkelje të dispozitave ligjore, mungon dokumentacioni që pasqyron hartografisht gjendjen e pasurisë para vitit 1991.

 - Në 10 raste, kanë regjistruar pasuri truall + ndërtesë, që rrjedhin nga vendimet e Bashkisë Mirditë në kundërshtim me kërkesat ligjore, pa paguar detyrimet financiare për truallin e përfituar, si e ardhur e munguar në buxhetin e shtetit në vlerën totale  8,406 mijë, lekë.

Në 5 raste për sipërfaqe 1037 m2 ka kryer veprime, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi dokumentacioni i origjinës së fitimit të pronësisë(Vendimi i KKKP-së përkatës), nuk është origjinal, por fotokopje i pa noterizuar, si dhe janë hequr kufizimet mbi këto pasuri, në kushtet e mos plotësimit të kërkesave.

- Në 8 raste, në ZK 1666, ka regjistruar pasuritë e paluajtshme me sipërfaqe 2700 m2 dhe ndërtesa me sipërfaqe totale 613 m2, në zona urbane të fshati, pasi mungon dokumenti që shërben si akt administrativ për fitimin e pronësisë, duke regjistruar në total truallin.

- Në 15 raste, në ZK 1666 ka regjistruar pasuritë e paluajtshme për poseduesit e AMTP-ve përkatëse, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi është regjistruar një sipërfaqe toke në total prej 95600 m2,më tepër se sipërfaqja takuese sipas AMTP-ve përkatëse,

Në 20 raste të evidentuara janë regjistruar dhe kryer veprime për pasuri të regjistruara sipas AMTP por nuk janë zbatuar kriteret ligjore,  pasi nuk janë bërë më parë diferencat LN-AMTP dhe ka rezultuar një sipërfaqe më e madhe se ajo e evidentuar me LN prej 53639 m2.   

Në 2 rast në ZK 3563,  kanë regjistruar me të dhënat e aktit (sipërfaqja në m2) të korrigjuara dukshëm dhe sipërfaqja e të gjitha pasurive dhënë me AMTP, del e ndryshme nga sipërfaqja e regjistrimit fillestar të këtyre pasurive, e pasqyruar në KPP, duke regjistruar më shumë një sipërfaqe prej 4750 m2.

Në 3 raste, në ZK 3224, ka regjistruar pasuritë e paluajtshme dhe ka kryer veprime për këto pasuri,  duke hequr kufizimet, pa u korrigjuar parregullsitë dhe shkeljet e konstatuara më parë, të llojit “mungon dosja e privatizimit, mungon marrëdhënia me truallin po kështu dhe me pasuri me kufizim nga Agjencia e Trajtimit Kredive per detyrimin 2.299 mijë lekë.

Kanë kryer veprime në regjistrat e pasurive të paluajtshme në kushtet me persona të pautorizuar, është bërë ndryshimi i llojit të pasurisë nga lumë në truall, pasuri të cilat janë të pa tjetërsueshme dhe nuk i nënshtrohen asnjë lloj regjimi juridik tjetërsimi. Dokumentacioni në dosje nuk është origjinal.

Janë kryer veprime fiktive regjistrimi objekte Hec-i,  pa u ndërtuar asnjë objekt, ndërkohë që është hedhur në planshetë hartë kadastrale, një objekt që nuk ekziston.

Në 6 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme me parregullsi, pasi dokumentacioni ligjor urbanistik nuk është origjinal, por fotokopje i panoterizuar, ka pasaktësi të dhënash, si dhe është kryer në mungesë të marrëdhënieve me truallin,  janë kryer veprime në kushtet kufizimit.

Në 2 raste nuk përputhen sipërfaqet ndërmjet sheshit ndërtimit dhe vendosjes së objekteve vendosja e objektit 2-3 katesh e, rezulton që gjysma e tij është pozicionuar jashtë pasurisë .

Në të gjitha rastet  në ZK 3224, kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme bazuar në Leje legalizimi, ku rezulton se regjistrimi është kryer me parregullsi, pasi për poseduesit e lejeve të legalizimit janë miratuar parcela ndërtimore që rezultojnë si prona të bashkisë,mungon miratimin nga Bashkia Mirditë si pronare e ligjshme e pasurisë.

Në 6 raste pasuri të përfituara me leje legalizimi rezultoi se për pasuritë e regjistruara nuk ka certifikatë familjare.  Janë kryer veprimet në (KPP) përshkrimi i pasurisë, duke ndryshuar llojin e saj nga ranishte në truall, pa ndjekur procedurën e ndryshimit të kategorisë së tokës.

Në  8 raste për 8 subjekte, sipas referencave është regjistruar një sipërfaqe trualli 1765 m2 dhe ndërtimi 589 m2, në zbatim të VKM nr. 608, datë 05.09.2012, rezulton se regjistrimi është kryer me shkelje të dispozitave ligjore, pasi mungon dokumentacioni nga arkivi teknik i ndërtimit, që pasqyron hartografisht gjendjen e pasurisë para vitit 1991 dhe nuk ka asnjë dokument tjetër kofirmues(lidhur me ekzistencën e objektit para vitit 1991) me efekt financiar në vlerë  2,800,000 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selimi: 26/06/2020 20:18

    Ehhh moj klsh ... sa prona ke tjetersuar ne vlore ti moj klsh dhe asnje gabim si ke nxier kadastres,pse? Sepse banditi jot i ka pervetesuar..., e di gjithe vlora ,po keshtu eshte kur nuk nuk ka shtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër