SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg dhe ndalim për të ushtruar funksion publik për 3 vite.
Të pandehur për të njëjtën vepër penale janë marrë Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo. Për Spahon kërkohet 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim, si dhe ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite. I njëjti dënim kërkohet edhe për Andi Bullarin dhe Ledio Xharon.
Sipas SPAK, Fredi Kokoneshi, Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho, kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë manipuluar origjinën e sipërfaqes së dhënë me qira. Bëhet fjalë për tre pasuri shtetërore, me sipërfaqe totale rreth 67 hektarë, të cilat në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës figuronin si tokë bujqësore në pronësi të shtetit.
SPAK thotë se ky status e pengonte përdorimin e tyre për investimin privat të dy kompanive, "AG Hpower & Construction", në pronësi të Arben Gogës, dhe "Intex", në pronësi të Eriola Osojës dhe Emisa Kimmich.
Ndalim për të ushtruar funksion publik për 3 vite
Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite
Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite
Ndalim për të ushtruar funksione publike për 2 vite
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Mire i jepni keto pretenca, po token a e moret mbrapa. Apo le ta mbajne token dhe te bejne nje vit butg
Përgjigju-
cfare toke flet more? ate e kane shitur nja 3 here deri tashti dhe i kane ndare paret sipas meritave. a e kane lene kolateral ndonje banke. budalle jane keta ... ajo toke si patate e nxehte eshte kaluar ne disa duar.
-








Komente
Komento