Tjetërsuan 6.8 ha tokë, në pranga ish-punonjës të Hipotekës së Kurbinit dhe qytetarë përfitues (VIDEO)

KURBIN - "Forca e Ligjit" ka finalizuar operacionin e koduar "Hipoteka" në Kurbin ku në pranga kanë përfunduar ish-punonjës të Hipotekës si dhe qytetarë përfitues të një sipërfaqeje toke prej 6.8 ha, e përfituar me dokumente të falsifikuara. Numri i të proceduarve në total është 11 persona, ndërsa nga masat e arrestit me burg janë ekzekutuar vetëm tre, pasi dy të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. 

Ata akuzohen për falsifikime dokumentash, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 68120 m2. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çertifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi, çertifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për Rrethin e Kurbinit. Sipas policisë, këto hetime proaktive, janë kryer në funksion të procedimit penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës” “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “ Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248-25-186/2 dhe 287/a/c të Kodit Penal.

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Seksioni për hetimin e krimit ekonomik, Komisariati I Policisë Kurbin dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 10 Tetor 2018, ka vendosur masat e sigurisë më konkretisht:

Të arrestuar me masë sigurie "Arrest me burg":
1. Arben Sela, 50 vjeç, banues në Kurbin, përfitues toke, për veprat penale "Fallsifikim i dokumentave ' kryer në bashkëpunim" , parashikuar nga nenet 186/3 - 25 të Kodit Penal.

2. Ndue Gega , 55 vjeç, banues në Lezhë, me funksion hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin, per veprën penale "Shpërdorim detyre 'kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 248 - 25 i Kodit Penal.

3. Bashkim Lika, 51 vjeç, banues në Kurbin, me funksion Kryetar Fshati në Fushë Mamurras, për veprën penale "Fallsifikim i dokumentave' kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 186/3 -25 i Kodit Penal.

Të shpallur në kërkim me masë sigurie "Arrest me burg":

1. K.P. 46 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale "Shpërdorim detyre ' kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 248 -25 i Kodit Penal.

2. H.A. 54 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprën penale "Shpërdorim i detyrës' kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 248 - 25 i Kodit Penal.

Me masë sigurie "Arrest shtëpie":
1. Gj.L. 76 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish - Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Mamurras, për veprën penale "Fallsifikim i dokumentave' kryer në bashkëpunim" " Shpërdorim detyre" "Pastrim i produkteve të veprës penale" parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal.

2. O.M. 69 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish - Përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë në Bashkinë Mamurras, për veprën penale "Fallsifikim i dokumentave' kryer në bashkëpunim" " Shpërdorim detyre" " Pastrim i produkteve të veprës penale" parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal.

Gjithashtu , janë referuar materialet për proçedim në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
1. M.A. , Z.K., B.K. dhe G.SH., të dyshuar për veprat penale "Shpërdorim detyre " dhe " Fallsifikim dokumentash" , si përfitues toke dhe punonjës me detyrë shtetërore.

Punohet për kapjen e personave në kërkim, si dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të personave të tjerë të implikuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/10/2018 17:43

    Bajga!

    Përgjigju
  • sapa: 20/10/2018 11:51

    Cfare duan te tregojne me keto arrestime qesharake kur dihet se do lihen te lire si qindra e mijera te tjere para tyre?Vendi i krimit shqiperi eshte i kapitulluar me kohe dhe nuk e ben dot askush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali