Tjetërsuan pronë në bregdetin e Vlorës me vlerë 8 milionë euro, Gjykata dënon me 2 vite burg ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë! Burg edhe për ish-drejtorin Bardhyl Gjika

Tjetërsuan pronë në bregdetin e Vlorës me vlerë 8 milionë euro, Gjykata dënon me 2 vite burg ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë! Burg edhe për ish-drejtorin Bardhyl Gjika

Klodian Troci

Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është dënuar me dy vite burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Klodian Troci u arrestua për tjetërsimin e pronave në Himarë dhe Dhërmi. Po ashtu Bardhyl Gjika, ish-drejtori i Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në Vlorë, është dënuar me 3 vjet burg, ndërsa Kreshnik Troci është shpallur i pafajshëm. Burime bëjnë me dije se drejtori i ri i Kadastrës do jetë Ina luçI.

Për çfarë bëhet fjalë
Bëhet fjalë për 59.889 m2 tokë në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit me vlerë 8 mln euro, të cilat janë sekuestruar. Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, personat e akuzuar kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë. Për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese. Nga këqyrja e dokumenteve, u vunë re shkelje të ndryshme si korrigjime, shtesa, fshirje në dokumentet origjinale, falsifikim i vulave të institucioneve të ndodhura në dokumentet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës, apo edhe mospërputhje e parcelave si dhe sipërfaqeve totale të përftuara. 

Si u zbulua skema e mashtrimit?
Gjithçka nisi në bazë të disa informacioneve që kishte marrë prokuroria se disa prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim kanë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumente origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj. Këto dokumente më pas janë falsifikuar, janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore" duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet. Më pas, dokumentet janë rifutur sërish në arkivë sikur të ishin dokumente origjinave. Në lojë hynin më pas personat që po përfitonin nga falsifikimi. Këto të fundit, kanë kërkuar kopjen e re në  rrugë zyrtare. Në vijim kopja e njehsuar e këtyre dokumenteve pronësorë me shkresë përcjellëse u dërgohej personave të interesuar, Bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë A.SH.K.Vlorë. Nisur nga kjo, u bë akt ekspertimi tekniko-grafik i këtyre dokumenteve në Institutin e Shkencore Tiranë, për pasuri të regjistruara në zonën e Himarës dhe të Dhërmiut, të falsifikuara.

Ky operacion erdhi mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës. Pak ditë para arrestimit të tyre aso kohe, në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u raportua për 2 të vjedhura dy dosje për pronat në Dhërmi, por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve, mirëpo rezultoi se çështja e falsifikimit të dokumenteve shkoi më tej se vetëm për një pronë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore vlore: 05/03/2024 00:33

    Si mund te rilthesh Ina Lucin ne hipoteken e vlores qe eshte e kryekoruptuar.Korupsioni sa do te vije dhe do te rritet keni per ta pare.Ina Luci nuk ben asnje gje pa leke kjo eshte e sigurt.Vlora si gjithmone mbetet pa zot se ata qe kane drejtuar e kane mendjen ku te hane kokat me njeri tjetrin . Ina Luci drejtoreshe do beje te pakten 500 mij euro ne muaj......

    Përgjigju
  • Iris: 07/07/2023 03:14

    Nuk e di nese ju kujtohet,por a e mbani mend propozimin e qeverise te Sales per kompensim pronash me toka ne bregdet,a dicka e tille?

    Përgjigju
  • Babaja: 06/07/2023 15:34

    O prekuror o polici e koruptu po tokat ne blazhe te vjeter tek kampi pjonierve qe kan qene det kane qene shtet dje jane shtet dhe keta fallcifikatore dhe te tjere i kane grabit pse nuk ndieni o shtet i kalbur i shikoni sidomos ky kryeminister

    Përgjigju
    • Yyyyy: 06/07/2023 15:43

      Nuk kane kohe ,jane duke bere pazarin e radhes ,mesa duket e ka lyer qeren mire Troci .Epo te grabisesh pasuri me vlere 8 miljon Eur e te denohesh per shperdorim detyre vetem drejtsia jone ia gjen anen.U dhj... fsha diplomat edhe parat e hajduteve o te korruptuar i befshi qefin aty ku ju dhemb me shume .

  • Xxxx: 06/07/2023 15:11

    Pasurine ua sekuestruan ?

    Përgjigju
  • Mocka: 06/07/2023 14:54

    Te gjithe hajdutet e pronave ne burg e kane vendin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'