Tjetërsuan pronë në bregdetin e Vlorës me vlerë 8 milionë euro, Gjykata lë në burg 5 prej të akuzuarve

Gjykata e Vlorës ka njohur sot të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Himarë dhe Dhërmi me masat e sigurisë, të dhëna pas urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë dhe Prokuroria. Dy ditë më parë u dhanë 22 urdhër arreste, 6 ‘arrest në burg’, 8 ‘arrest në shtëpi’ dhe 8 ‘detyrim paraqitje’. Ndërkohë dy të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia e Vlorës.

Ne seancën e zhvilluar këtë të shtunë, Gjykata e Vlorës, kryesuar nga Enkel Peza ka lënë në fuqi pesë masa ‘arrest në burg’ për pese persona, Artur Duni ,Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi dhe Denis Kokoveshi, ndërsa ka ndryshuar vendimin nga ‘arrest në burg’, në detyrim paraqitje për shtetasen Vasilo Mehili edhe për shkaku se ishte e vetmja grua mes personave të arrestuar.

Ndërkohë është lënë në fuqi masa ‘arrest në shtëpi’ për ish kreun e qarkut Anesti Dhimojani. Prokuror i çështjes është Arjan Xhaferraj. Seanca ndaj tyre nisi rreth orës 10 e 30 të mëngjesit të ditës së shtunë, ndërsa pritet që për personat e tjerë, të cilët kanë masat ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘arrest në shtëpi’, seancat për njohjen e masës të bëhet në afate të tjera.

Bëhet fjalë për 59.889 m2 tokë në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit me vlerë 8 mln euro, të cilat janë sekuestruar. Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, personat e akuzuar kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë. Për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese. Nga këqyrja e dokumenteve, u vunë re shkelje të ndryshme si korrigjime, shtesa, fshirje në dokumentet origjinale, falsifikim i vulave të institucioneve të ndodhura në dokumentet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës, apo edhe mospërputhje e parcelave si dhe sipërfaqeve totale të përftuara. 

Si u zbulua skema e mashtrimit?
Gjithçka nisi në bazë të disa informacioneve që kishte marrë prokuroria se disa prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim kanë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumente origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj. Këto dokumente më pas janë falsifikuar, janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore" duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet. Më pas, dokumentet janë rifutur sërish në arkivë sikur të ishin dokumente origjinave. Në lojë hynin më pas personat që po përfitonin nga falsifikimi. Këto të fundit, kanë kërkuar kopjen e re në  rrugë zyrtare. Në vijim kopja e njehsuar e këtyre dokumenteve pronësorë me shkresë përcjellëse u dërgohej personave të interesuar, Bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë A.SH.K.Vlorë. Nisur nga kjo, u bë akt ekspertimi tekniko-grafik i këtyre dokumenteve në Institutin e Shkencore Tiranë, për pasuri të regjistruara në zonën e Himarës dhe të Dhërmiut, të falsifikuara.

Ky operacion erdhi vjen mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës. Pak ditë para arrestimit të tyre aso kohe, në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u raportua për 2 të vjedhura dy dosje për pronat në Dhërmi, por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve, mirëpo rezultoi se çështja e falsifikimit të dokumenteve shkoi më tej se vetëm për një pronë.

Lihen në burg

  1. Artur Duni
  2. Arqiela Veizi
  3. Spiro Dhima
  4. Serxhio Joshi
  5. Denis Kokaveshi

Detyrim Paraqitjeje

  1. Vasilo Mehili

Vendimi i gjykatës 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar