ELBASAN- Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht ish-kryetarin e komunës, 52-vjeçarin me iniciale A. Ç., ish-drejtorin e ZRPP Peqin, S. D., 65 vjeç dhe J. D., 64 ish-topograf në ZRPP Peqin.
Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se ish-kryetari i komunës Kodovjat është proceduar penalisht pasi gjatë vitit 2013 ky shtetas duke shpërdoruar detyrën ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.
Ndërsa, ish-drejtor në ZRPP Peqin dhe ish-topograf në ZRPP Peqin, gjatë vitit 2009, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.
Njoftimi i plotë:
Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
• A. Ç., 52 vjec, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh, ish-kryetar i komunës Kodovjat, pasi gjatë vitit 2013 ky shtetas duke shpërdoruar detyrën ka falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.
• S. D., 65 vjec ish-drejtor në ZRPP Peqin dhe J. D., 64 vjec, ish-topograf në ZRPP Peqin, pasi gjatë vitit 2009 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë të një trualli.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Shpërdorimi i detyrës".
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.7%
-
Të gabuar
28%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 2004
Lajme të tjera
-
Këputen ‘fijet’ në Tiranë dhe Elbasan! Çmontohen 102 kamera të tjera sigurie, nën hetim Endrit Dokle! Çuçi: Krimi s’mund të veprojë i lirë (VIDEO)
1 Shkurt, 09:29
-
U aksidentua dhe u la i vdekur në mes të rrugës, policia e Elbasanit kërkon ndihmë për identifikimin e viktimës
23 Dhjetor 2022, 14:01
-
Policia aksion në Peqin, kontrolle në disa banesa dhe ambiente për kërkim e personave me rekorde kriminale
20 Dhjetor 2022, 22:59
-
Cërriku i ‘rrëmben’ Panairin e gjelit të detit Peqinit! Fermerët ankohen për çmimin: E shesim me 1 mijë lekë kg, po s’kemi leverdi
14 Dhjetor 2022, 17:04
-
Makina përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë në Elbasan! Policia shoqëron 17 vjeçarin që drejtonte 'Benz'-in pa patentë
13 Dhjetor 2022, 20:28
-
Vrau fqinjin pas konfliktit për gërvishtjen e makinës, gjykata e Elbasanit dënon me 18 vite burg Leonard Bashaliun
22 Nëntor 2022, 16:32
-
SPAK lëshon urdhër-arrest për Rrumin e Shijakut! I dha avokatit 9 mijë euro për të marrë 45 mijë m2 tokë! Sekuestrohet 403 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit
22 Nëntor 2022, 11:19
-
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia nuk gjen të dënuarit! 9 persona në arrati, priten të shpallen në kërkim ndërkombëtar
30 Tetor 2022, 10:26
-
Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Shëngjinit, SPAK kërkon gjykim për Fran Frrokajn dhe 10 të tjerë
25 Tetor 2022, 09:11
-
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 13 vite burg për Gjevi Ndokën
10 Tetor 2022, 10:17
-
Arrestohet 57-vjeçari nga Fieri, shkoi në Peqin për të vjedhur banesën e emigrantit! Godet me grushte rojen
16 Gusht 2022, 11:17
-
Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë shtetërore lulishte për ta kthyer në hotel në Sarandë! Vetëdorëzohet në polici një prej biznesmenëve të përfshirë në skemën e falsifikimit
5 Gusht 2022, 17:01
Fshatarë, fshatarë dhe vetëm fshatarë....na mbytën fshatarët!
Përgjigju