Një tjetër vatër zjarri është shënuar në territorin e Mallakastrës, duke alarmuar banorët e zonës. Flakët janë përhapur pranë qendrës së fshatit Drenovë, duke krijuar shqetësim për banorët, për shkak të afërsisë me zonën e banuar.Pas njoftimit për situatën, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e vatrës, ndërsa aktualisht situata raportohet drejt normalizimit. Në zonë vijon monitorimi për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve që do të kryhen në terren nga autoritetet.
Më herët, një sipërfaqe me ullishte në fshatin Cfir u përfshi nga flakët, por tanimë situata është neutralizuar.
Komente










