'T'ju vijë turp, i nxirrni fëmijët për like' Alketa i kundërpërgjigjet komentuestit (FOTO)

'T'ju vijë turp, i nxirrni fëmijët për like' Alketa i kundërpërgjigjet komentuestit (FOTO)

Xheison Bafti është kthyer në vogëlushin më të komentuar dhe ka marrë pseudonimin "Taramelja" për shkak të mos shqiptimit të shkronjës "K", gjë që e ka bërë edhe më të ëmbël komunikimin e tij.

Alketa Vejsiu  ka postuar një video nga puntata më e fundit e "Piter Pan" ku shfaqet Xheision dhe në përshkrimin e videos shkruan se vogëlushi ka arritur plot 60 mijë ndjekës në Instagram.

"E di qe keni merak ta degjoni pak Xheision (vajti 60.000k). Ka Vipa qe kane punuar gjithe jeten, por 60 mije zemra ne 4 jave skane mundur ti pushtojne dot", shkruan Alketa.

Mes komenteve të shumta ka rënë në sy ai i një ndjekësi i cili i shkruan Alketës: "I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, turp t'ju vij".

"I nxjerrim sepse Xheisionit kam vendosur t'i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o Tote e Mencur?", i përgjigjet Alketa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg