TIRANË - Teatri Kombëtar përgënjeshtron lajmin e marrë vesh nga mediat sot se artisti Arbër Jakllari ka qenë regjisor i Teatrit Kombëtar.
Sipas një njoftimi zyrtar, Teatri Kombëtar bën me dije se prej 10 vjetësh nuk ka në strukturën e tij regjisor në organikë. Përpos kësaj personi në fjalë nuk ka qenë përfitues i fondeve publike që menaxhohen nga Teatri Kombëtar. Ai nuk ka qenë i punësuar dhe nuk është kontraktuar asnjëherë nga Teatri Kombëtar.
Në vitin 2011, Arbër Jakllari si shumë studentë të tjerë ka dhënë shfaqjen “Striptiz” në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar në kuadër të mbrojtjes së diplomës. Teatri Kombëtar ka një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Arteve, që në mungesë të sallave në universitet provimet e studentëve mund të jepen edhe në teater.
Në dijeninë tonë, Arbër Jakllari është një i sapodiplomuar i Universitetit të Arteve në Tiranë dhe e vetmja lidhje e tij me institucionin tonë është i ati, i cili figuron si punëtor skene pranë Teatrit Kombëtar.
Duke mbrojtur dinjitetin e këtij institucioni kombëtar kërkojmë nga ju të përgënjeshtroni këtë lajm të pavërtetë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Britani, regjisori shqiptar kapet me 3 kg kokainë, dënohet 3,5 vjet burg