Ky cikël do të sjellë në TKOB gjatë gjithë vitit klasikët me famë botërore, duke luajtur pjesët e tyre më të njohura.Gjatë muajit shkurt sezoni do të kulmojë me ngjitjen në skenë të sopranos me famë botërore Ermonela Jaho.
Nga ana tjetër prioritare për këtë vit për TKOB është edhe afrimi dhe promovimi i artistëve të rinj. Nuk do të mbeten pasdore as figurat shqiptare me famë ndërkombëtare e që kanë lënë gjurmë në skenat botërore.
Këtë sezon të ri pritet në kalendar i ngjeshur për TKOB. Mbrëmjen e dhjetë janarit artistë nga Shqipëria dhe Kosova do të performojnë në mbrëmjen gala të organizuar nga vet instuticioni artistik.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)