TKOB çel sezonin me tingujt e Rachmaninoff dhe Tchaikovsky! Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, koncert më 25 janar

TKOB çel sezonin me tingujt e Rachmaninoff dhe Tchaikovsky! Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, koncert më 25 janar

Tingujt e dy gjigantëve të muzikës klasike, Sergei Rachmaninoff dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky kanë çelur këtë fundjavë siparin e këtij viti në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Interpretuar nga pianisti virtuoz Giovanni Bertolazzi, Koncerti nr. 3 për piano dhe orkestër i Rachmaninoff-it është një kryevepër që emocionoi publikun me ndjeshmërinë dhe fuqinë e saj dramatike, duke sjellë çdo notë të kësaj vepre në një udhëtim intensiv shpirtëror.

Simfonia nr. 5 e Tchaikovsky-t, një vepër e mbushur me pasion, trishtim dhe triumf, që përshkruan betejën e njeriut me fatin, erdhi fuqishëm nga Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nën drejtimin mjeshtëror të dirigjentit Sergio Alapont.

Edhe pse Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit nuk ka ende një kalendar të përcaktuar shfaqjesh për vitin 2025, ai do të jetë i hapur për publikun me shfaqje gjatë fundjavave.

Nga ana tjetër Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve do të vijojë me një kalendar artistik të shkëputur nga ai i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në 25 janar ai do të sjellë koncertin “Trëndafilin kur ta dhashë”, një udhëtim emocionues që përfshin të gjitha trevat shqiptare.

 

 

 

 

B.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimit në themel të të pandehurve

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimit në themel të të pandehurve