TKOB: E gjithë Shqipëria në valle

TKOB: E gjithë Shqipëria në valle
Mbrëmja e Valleve Shqiptare do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ditën e sotme.


Trupa e Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore në një organizim të magjishëm nga mjeshtri i madh Rexhep Çeliku do të sjellë një ndërthurrje vallesh nga krahina të ndryshme të Shqipërisë nën emrat e Panajot Kanaçit, Besim Zekthi e Gëzim Kaceli.


mbremja e valleve
(Foto: Trupa e Ansamblit Popullor gjatë provave)

Gjatë provave drejtori artistik Sulejman Baltëza u shpreh se në këtë mbrëmje të valleve shqiptare ata vijnë në një format tjetër. “Kjo mbrëmje vjen thjesht në valle shqiptare dhe në melodi orkestrale”.
 
valle
(Në foto: Rexhep Çeliku me Brikena Jaupi gjatë provave)

Mbrëmja e valleve shqiptare  fillon me kolazhin e parë të Shqipërisë së mesme e më pas vazhdon me romancën e dashurisë së çobanit e më tej me vallen e gëzuar të Myzeqesë dhe të Dropullit.

Kjo mbrëmje magjike mbyllet me uraganin e valleve të veriut.

valle
(Foto: Trupa e Ansamblit Popullor gjatë provave)

Drejtuesi i valleve shqiptare Rexhep Çeliku u shpreh se ky koncert sjell të gjitha vallet e krahinave nga krijuesit e tyre. “Duke treguar të gjitha vlerat tona kombëtare nëpërmjet kolazheve ne kemi shkëputur pjesët më të bukura të valleve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë”.
 
Por, përveç valleve në këtë koncert nuk do të mungojnë dhe këngët popullore. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë